Në ndeshjen mes Argjentinës dhe Bolivisë, Lionel Messi edhe një herë e konfirmoi se është i jashtëzakonshëm. Messi në paraqitjen e tij dhuroi spektakël ku realizoi Hat-trick dhe dy asistime pët Alverez dhe Lautaro.

Argjentina e gjunjëzoi Bolivinë me rezultat të thellë 6 me 0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të 2026-të.

Gjithashtu në këtë ndeshje të zhvilluar, gol shënoi edhe Thiago Almada.

“Albicelestët” në këtë takim shkojnë në kuotën e 22 pikëve në pozitën e parë në tabelë, tri më shumë se vendi i dytë, Kolumbia që i ka 19-të.