Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke zgjedhur presidentin e tyre.
Dhe zgjedhja e të parit të Amerikës, nënkupton edhe orientim të politikës botërore.
TV21 ka nisur studion e hapur ku do të analizohet fushata dhe rezultatet.
___________________
Ukraina dhe Lindja e Afërt janë dy burimet e luftërave për momentin në botë, por a kanë fuqi që kandidatët për president, Kamala Harris dhe Donald Trump, me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë t’i ndalojnë të njëjtat?
Për këtë folën mysafirët në Studion e hapur në TV21.
Sipas tyre nëse fiton Donald Trump do të ulet përkrahja e SHBA-ve ndaj Ukrainës.

