Liverpool po e dominon totalisht Manchester City në “Anfield”. 45 minutat e para të ndeshjes së kampionatit anglez u mbyllën 1-0 për skuadrën e kuqe.

Skuadra e Arne Slot e sulmoi tejmase zonën e “Qytetarëve”, duke shfaqur një superioritet të rrallë në fushë. Djemtë e Guardiolës duken të dorëzuar dhe vështirë se do të kthejnë këtë disavantazh në pjesën e dytë.

Golin për Liverpool e shënoi Gakpo me asist të të përhershmit Salah, i cili në ndeshje të tilla gjithmonë tregohet cinik dhe i pamëshirshëm.

The post Liverpool dominon në mënyrë absolute! A erdhi fundi i epokës Guardiola? appeared first on Telesport.