Liverpool ka një sfidë të vështirë të martën në kampionat. Kryesuesit e Premier League do të luajnë në fushën e Nottingham Forest, ekipit që i ka shkaktuar humbjen e vetme në kampionat deri më tani këtë sezon.

Forest është në vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Arsenal. “Duke parë ecurinë e tyre këtë sezon ajo humbje nuk mund të duket aq tronditëse sa atëherë. Ata po luajnë jashtëzakonisht mirë”, tha Arne Slot, trajneri i Liverpool.

Në atë ndeshje ata patën një plan shumë të mirë loje. Ndryshuan anësorët që luajnë normalisht, i sollën afër fundit dhe kjo bëri diferencën. Unë pres që anësorët e tyre që kanë bërë kaq mirë të jenë në formacionin fillestar nesër”, shtoi Slot.

Duke folur për dëmtimet, trajneri holandez shtoi: “Në dy javë, gjërat mund të jenë krejtësisht të ndryshme, por është padyshim e dobishme për çdo trajner t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion sepse ne luajmë kaq shumë ndeshje”.

Idealisht, ju doni të gjithë lojtarët në dispozicion dhe për momentin jemi mirë në këtë aspect, kemi patur pak dëmtime. Shpresojmë se mund të vazhdojmë kështu, pasi tani vjen pjesa më e vështirë e sezonit”, shtoi Slot.

The post Liverpool gati për sfidën ndaj ekipit të vetëm që e ka mundur në kampionat, Slot: Sezoni i tyre, befasues appeared first on Telesport.