Mohamed Salah pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nga Liverpool, e ardhmja e egjiptianit do të jetë në ligën arabe. Ndërkohë, Liverpool ka piketuar yllin e Real Madrid, Rodrygo-n, si alternativën e parë për të zëvendësuar Salah.

Braziliani, një lojtar kyç në skemën e Carlo Ancelottit, është shumë i pëlqyer në “Anfield” për aftësinë e tij për të depërtuar në zonë, shpejtësinë dhe shkathtësinë në vijën sulmuese.

Megjithatë, Rodrygo nuk është lojtari i vetëm i “Los Blancos” që ka ngjallur interes nga skuadra e drejtuar nga Arne Slot. Brahim Díaz është gjithashtu në listën e merkatos së Liverpool. Aftësia e tij për të luajtur në mesfushë dhe pozicione të ndryshme sulmuese e bën atë një lojtar perfekt për skemat e Arne Slot.

Pista e Brahim Diaz është më e mundshme dhe e arritshme sesa ajo e Rodrygo-s, duke ditur peshën që braziliani ka te Reali. Ende nuk flitet për shifra konkrete, por interesimi i Liverpool është real dhe ditët në vijim pritet të ketë bisedime serioze mes palëve.

The post Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah te Real Madrid, jo një por dy lojtarë appeared first on Telesport.