Owen Hargreaves ka thënëse se Arsenal-it të Mikel Arteta-s duhet të marrë tre ose katër lojtarë me përvojë nëse duan të sfidojnë Liverpool-in për titullin e Premier League.
Të Kuqtë aktualisht janë në krye të renditjes me 42 pikë në 17 ndeshje, shtatë pikë më shumë se Chelsea me një ndeshje më pak.
Ish-mesfushori i Bayern Munich deklaroi se Reds kanë një ekip më të ekuilibruar në krahasim me Arsenalin apo Chelsean.
Hargreaves theksoi gjithashtu rëndësinë e të pasurit një përzierje lojtarësh me përvojë dhe të rinj në formacion.
Ai gjithashtu sugjeroi që Topçinjtë të marrin tre ose katër lojtarë me përvojë. Owen Hargreaves tha për Metro UK:
“Gjëja më e madhe për mua është arsyeja pse Arsenal-i apo Chelsea nuk do ta fitojnë titullin, ata nuk kanë eksperiencë si Liverpool-i. Alisson, Virgi van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Mohamed Salah, janë pesë lojtarë me eksperiencë të madhe”.
Më tej ai shtoi:
“Arsenal, jam i habitur që nuk e kanë adresuar këtë, janë kaq afër, por ata kanë nevojë për tre ose katër lojtarë me eksperiencë në ekipin e tyre. Nëse i marrin ata do të fitojnë kampionatin, unë vërtet besoj në këtë.
“Micheal Owen ka të drejtë, Chelsea është shumë i ri, por ndoshta pas dy vitesh ata do të jenë atje”.
The post “Liverpool-i favorit”, Hargreaves: Ja çfarë i mungon Arsenal-it dhe Chelsea-t appeared first on Telesport.
