Rikthehen edhe njëherë në skenë zërat që lidhin Bayern Munich me Rio Ngumoha. Klubi bavarez tentoi edhe gjatë verës së kaluar për një transferim të mundshëm të anësorit 18-vjeçar, madje pati bisedime konkrete mes trajnerit Vincent Kompany dhe adoleshentit anglez, por jo negociata mes klubeve.
Eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio, deklaroi për wettfreunde.net: “Është e vërtetë që Bayern Munich e dëshiron Rio Ngumoha-n, dhe është gjithashtu e vërtetë që Liverpooldëshiron t’i zgjasë kontratën. Pra, është një situatë e ndërlikuar, por gjithçka është e mundur.”
Kujtojmë se Ngumoha është nën kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2028. Vlera e tij në treg aktualisht sipas Transfermarkt është 50 milionë euro.
The post Liverpool kërkon t’i zgjasë kontratën, Bayern shton interesimin për yllin e të kuqve appeared first on Telesport.
