Liverpool ka fituar në transfertë 0-2 ndaj Bournemouth,  Mohamed Salah autor i të dy golave. Egjiptiani shënoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 30′ dhe golin e dytë në minutën e 75′ pas asistit të Jones.

Miqtë barazuan përkohësisht shifrat 1-1 në minutën e 38′ me Brooks, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u quajt i parregullt. Pas kësaj fitoreje, Liverpool nis shkëputjen me 9 pikë diferencë nga Arsenal i vendit të dytë dhe Nottingham i vendit të tretë. SHIKO GOLAT

Në ndeshjet e tjera, Newcastle humbi befasisht në shtëpi 1-2 me Fulham. Vendasit shënuan të parët me Murphy në 37′ dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0. Miqtë përmbysën rezultatin me dy gola në pjesën e dytë, me Jimenez 60′ dhe Muniz 80′. SHIKO GOLAT

Në dy ndeshjet e tjera, Everton fitoi bindshëm 4-0 ndaj Leicester, ndërsa Southampton fitoi në transfertë 1-2 ndaj Ipswich. SHIKO GOLAT

The post Liverpool nis arratisjen, Salah i jep fitoren ndaj Bournemouth! Newcastle bie në shtëpi, fiton Everton (Video) appeared first on Telesport.