Liverpool ka fituar 3-1 në “Anfield” ndaj Southampton, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Miqtë shënuan në fund të pjesës së parë duke e mbyllur në avantazh me golin e Smallbone, i cili përfitoi nga një keqkuptim mes Van Dijk dhe Alisson.
Liverpool përmbysi disavantazhin brenda 3 minutash. Në minutën 51′, Luis Diaz bën gjithçka bukur dhe asiston për Darwin Nunez, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.
Në minutën e 54, Nunez fiton penallti pasi pengohet brenda zonës. Salah tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon të kuqtë në avantazh.
Në minutën e 86-të, Salah shënon sërish nga penalltia. Liverpool fiton 3-1 dhe shkon i sigurt drejt titullit. Momentalisht kryeson me 16 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë. Ndërsa Southampton është dorëzuar përfundimisht dhe sezonin e ri do luajë në Championship, pasi renditet në fund të tabelës me 9 pikë.
The post Liverpool përmbys Southampton dhe shkon i qetë drejt titullit (video) appeared first on Telesport.
