Liverpool nuk ndalet në merkato. Tani e ka radhën Arne Slot që të bëjë skuadrën e tij të ëndrrave.

Tekniku i “The Reds” ka nisur lëvizjet për përforcimin e repartit të mbrojtjes. Lojtari që ai ndjek luan te Bournemouth.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Milos Kerkez. Dy klubet angleze kanë nisur negociatat dhe pritet një marrëveshje e shpejtë.

21-vjeçari është gati për transferimin në Anfield. Këtë sezon ai numëron 39 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

The post Liverpool “peshkon” mbrojtësin e së ardhmes, marrëveshja 99% e kryer! appeared first on Telesport.