Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka fajësuar partinë me shumicë votash, Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Me qenë edhe deputetë edhe kryeministër është lojë politike për zvarritjen e formimit të institucioneve të reja. Zgjidhja e thjeshtë, të japin dorëheqja nga postet që kanë, të ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës, të bëjnë betimin si deputetë të Republikës së Kosovës. Dhe kështu nis formalisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sa për akuzat e tjera, janë pjesë e mendësisë së njëjtë polarizuese dhe një gjë e thjeshtë ata që komunikojnë për mesazhet për bërjen e votave nga Lista Serbe, më së paku të flasin për krodinimie të tilla”, deklaroi Abdixhiku.

Ai ka shtuar se kjo çka ndodhi sot në Kuvend “është episod i errët në demokracinë parlamentare”.