Teksa përgatitet të përballet me Real Madrid-in e tij kundër Barcelona-s në finalen e Superkupës së Spanjës (nesër në orën 20) Vinicius Junior po punon edhe jashtë fushës dhe është afër blerjes së një klubi futbolli.

ESPN Brasil, në fakt, ka bërë të ditur se kampioni brazilian duket se është i interesuar për një klub të kategorisë së dytë portugeze, Alverca, aktualisht në vendin e tetë në renditje.

Sipas informacioneve të marra nga O Jogo, Ricardo Vicintin, aksionari i shumicës i Alverca, dhe Matheus Ornelas, administrator i deleguar, janë të interesuar ta shesin klubin dhe kanë zhvilluar takime me disa palë të interesuar.

Një prej tyre është pikërisht Vinicius, që është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro për blerjen. Një vlerë më e lartë nga ato të refuzuar nga drejtuesit e Alverca-s nga investitorë të tjerë të interesuar.

Për këtë arsye ka optimizëm që oferta e Vinit të pranohet dhe operacioni të mbyllet me sukses.

The post Lojtar dhe… pronar, zbulohet plani i ri i Vinicius appeared first on Telesport.