Përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana ka reaguar fuqishëm pas vrasjes të Arlinda Zekajt.
Këngëtarja ka vënë theksin te përgjegjësia institucionale, duke kërkuar veprime konkrete dhe llogaridhënie nga organet kompetente. Ajo ka shprehur dhimbjen për faktin se thirrjet për ndihmë kishin mbërritur në adresën e duhur, por hallkat institucionale dështuan ta parandalonin vrasjesn e Arlindës.
Loredana ka shtuar gjithashtu se shoqëria ka obligim të luftojë çdo lloj gjuhe apo sjellje që ushqen urrejtjen dhe dhunën ndaj grave.
Ajo i ka bërë thirrje komunitetit artistik që të flasë më shumë, të angazhohet dhe të mos qëndrojë indiferent ndaj rasteve që cenojnë dinjitetin, sigurinë dhe jetën e grave.

The post Loredana reagon pas vrasjes së Arlindës: Është e dhimbshme të kuptosh se secila hallkë institucionale ka dështuar ta ndihmojë appeared first on Veriu.info.
