LSDM akuzon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski po përgatit arratisje të re drejt një shteti të tretë, duke theksuar se ai posedon disa pasaporta dhe ka mundësi të largohet sërish. Sipas LSDM-së, opozitare, këto zhvillime ndodhin në një kohë kur në Hungari, rrethi i afërt i Viktor Orban po transferon fonde jashtë vendit.

LSDM e akuzon kryeministrin, Hristijan Mickoski, se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për ekstradimin e Gruevskit, duke mos dërguar dokumente apo kërkesa të reja. Sipas opozitës kryeministri Hristijan Mickoski qëllimisht nuk po vepron për kthimin e Gruevskit, pasi siç thonë, frikësohet nga pasojat politike dhe humbja e mbështetjes brenda partisë së tij. Sipas LSDM-së, kjo tregon se ekziston një mbrojtje politike ndaj Gruevskit.

The post LSDM: Gruevski po përgatit arratisje të re, Mickoski akuzohet për mosveprim appeared first on Alsat.