Gazetar: Ajnur Bafqari

Opozitarja LSDM e prezantoi propozim programin e ri të partisë. Kreu i socialdemoktarëve Venko Filipçe bëri të ditur se programi përbëhet nga 20 pika, ku fokus i veçantë është vendosur te standardi i qytetarëve.

“Propozim hapat tonë, shtëpia e parë pa taksë, taksa e shitjes hiqet plotësisht për të gjithë ata nën 35 vjeç që blejnë shtëpinë e tyre të parë. Për më tepër, një çati mbi kokë me 1%, ndërtesa të gjelbra dhe moderne, një fond emergjence për çatitë dhe fasadat dhe çelës në dorë për të rinjtë. Më tej taksa të drejta”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Në program parashihet rritje pagash e pensionesh si dhe një marrëveshje sociale tërësisht të re. Gjithashtu propozohet shkurtim i javës së punës, nga 5 në 4 ditë pune, si dhe mbështetje direke financiare për të rinjtë.

“Shkurtim të javës së punës. U bëmë kombi me ciklin më të lartë të punës , komb që po përballet me burn-out masiv. Punonjësi në Maqedoni u robërua në makinë që nuk ndalon, viktimë e kapitalizmit grabitçarë, prandaj 4 ditë pune për 5 ditë dinjitet. Zgjidhja jonë është  kthimi i kontrollit të jetës personale”, theksoi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Duke komentuar përplasjet e fundit me Shilegovin, Filipçe tha se gjithmonë ka pasur dhe do të ketë opinione të ndryshme brenda partisë, pasi në këtë mënyrë LSDM i krijon politikat. Ai tha se LSDM nuk është parti autoritare por parti demokratike që dëgjon mendimet e të gjithëve. / Alsat.mk.

The post LSDM-ja prezantoi programin e ri të partisë appeared first on Alsat.