Derisa VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në se gjatë kohës derisa ishin në pushtet e kanë ndjekur dhe përgjuar liderin e tyre Hristijan Mickoski, LSDM kërkon që të deklasifikohen dokumentet e Agjencisë për Siguri Kombëtare që sipas tyre, të zbardhet e vërteta. Bogdanka Kuzeska, nëpërmjet një konference për shtyp pyet VMRO-DPMNE-në nëse frikësohen nga deklasifikimi që të mos zbulohen, sipas saj, lidhjet e Mickoskit me agjenturat e shteteve armike.
“Rasti me Agjencinë për Siguri Kombëtare të cilën duan ta paraqesin si aferë, dukshëm me muaj e kanë përgatitur për para zgjedhjeve dhe duhej të ishte ndonjë armatim i tillë, gjegjësisht armë kundër LSDM-së, por u plasi si bombë në dorë. I porosisim qartë dhe me zë, deklasifikoni. Mos prisni asgjë, mos zvarrisni, mos ikni. Le të shohin qytetarët nëse vërtetë është ndjekur kryeministri, cili është ndjekur, me kë ka komunikuar ai.
A frikësoheni që përmbajtja e këtyre dokumenteve do ta zbulojë të vërtetën, lidhjet e kryeministrit me shërbime të huaja nga shtete armike”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
The post LSDM kërkon që të deklasifikohen dokumentet e Agjencisë për Siguri Kombëtare që sipas tyre, të zbardhet e vërteta appeared first on Alsat.
