LSDM-ja kërkon referendum që qytetarët të mund të vendosin vetë për të ardhmen e vendit sa u takon eurointegrimeve. Ata thonë se Qeveria nuk mund të fshihet pas justifikimit se nuk ka para për një referendum në të cilin qytetarët duhet të vendosin për çështjen më të rëndësishme. “Kur ka para për tendera, për një aeroplan të ri dhe për jetën luksoze të Mickoskit dhe organizatës së tij kriminale, duhet të ketë edhe para për një vendim për fatin e të rinjve, të vendit dhe të gjithë qytetarëve. I gjithë vendi do ta paguajë çmimin nëse mbetet i bllokuar në izolim ndërsa fqinjët e tij përparojnë drejt Bashkimit Evropian”, thonë në një komunikatë nga partia opozitare./Alsat.mk.
The post LSDM kërkon referendum që qytetarët të vendosin për eurointegrimet appeared first on Alsat.
