LSDM shpalosi programin përpara banorëve të Koçanit. Kandidati për këtë komunë Igor Hristov, kërkon besimin e qytetarëve të Koçanit, me qëllim që siç tha, ta kthejnë dinjitetin, rendin, drejtësinë dhe shpresën e Koçanit. Hristov tha se për shkak të pamaturisë së pushtetit të kaluar lokal, banorët e Koçanit e kanë përjetuar si dhimbje kolektive, gjatë sigurisë së komprometuar në qytet.

“Koçanit i nevojitet gjelbërim dhe ajër i pastër. Shtëpi për të moshuarit, garazhe në kate, treg i ri funksional dhe modern. Koçani meriton rrugë të rregulluara dhe trotuare. Ujë i pastër dhe kanalizim në çdo zonë, në çdo vendbanim. Të gjithë meritojmë kushte të mira për jetë. Prioriteti ynë do të jenë të rinjtë, sepse ata janë ardhmëria jonë. Do të krijojmë kushte për zhvillim lokal, për biznese të vogla, aftësi dhe mundësi dixhitale që do t’i lidhin të rinjtë që të qëndrojnë këtu në shtëpinë e tyre. Do të investojmë nëpër shkolla, sport, kulturë, në mjedisin e shëndetshëm jetësor, që Koçani të jetë përsëri qytet që merr frymë, që jeton që inspiron”, tha Igor Hristov, kandidat për komunën e Koçanit. /Alsat.mk

The post LSDM në Koçan, kërkon besimin e qytetarëve appeared first on Alsat.