Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM, me politikat e tyre të gabuara dhe kriminale, po e izolojnë vendin, duke e shndërruar atë në një njollë të zezë në Evropë dhe duke i larguar të rinjtë nga Maqedonia, akuzojnë sot nga LSDM.

“Krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë, korridoret evropiane po e anashkalojnë Maqedoninë, njerëzit kanë gjithnjë e më pak para në xhepa, varfëria po rritet, emigrimi i të rinjve po rritet dhe qeveria po negocion për të kthyer emigrantët.

Të gjitha mediat britanike me reputacion të mirë kanë raportuar për këto bisedime, por qeveria po përpiqet të mbulojë veten.

Analistët në Britani tashmë po e përmendin Maqedoninë si një vend që mund të pranojë përgjithmonë disa nga emigrantët. Kjo do të thotë integrimi i tyre i plotë, me shtëpi, vende pune, etj.

Nuk mund të lejojmë që të rinjtë të ikin nga ne, ndërsa qeveria negocion për të sjellë emigrantët përsëri”, thonë nga LSDM.

The post LSDM: Qeveria po i dëbon të rinjtë nga Maqedonia, ndërsa negocion për emigrantët appeared first on Alsat.