Lidhja e sindikatave të Maqedonisë do të dalë në një protestë të madhe të punëtorëve më 14 mars, në orën 12:05. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për një pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro.

Ky epilog vjen pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u informua se paga minimale nga marsi do të rritet vetëm për 1.667 denarë sipas harmonizimit ligjor. Përfaqësuesit e LSM-së e lanë mbledhjen dhe njoftuan se beteja për paga më të larta do të vazhdojë në rrugë.

Nëse as kjo nuk sjell rezultat, sindikata ka paralajmëruar aktivizimin e vendimit për grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.

The post LSM në protestë më 14 mars, do të kërkohet që paga minimale të jetë 600 euro appeared first on Alsat.