Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot për muajin korrik, shporta sindikale e konsumit ka arritur 65.328 denarë, përcjell TV21. I pyetur për këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se së shpejti do të mbahet mbledhja e Këshillin Socio Ekonomik, ku ai do të propozojë që të ndryshojë përllogaritja e shpenzimeve, respektivisht që të ndahet në pesë segmente.
“Mendoj se duhet të ndahet në 5 segmente. Shporta e konsumit për person të vetëm, shporta sindikale për çift të ri, për familje tre anëtarësh, për familje katër anëtarësh dhe shportë e konsumit për pensionistë. Mendoj se në të ardhmen duhet të përfshijmë analizë të pesë shportave të konsumit, sepse nevojat e njerëzve janë sipas moshës kuptohet, por gjithashtu nevojat e njerëzve janë në varësi të numrit, sesi është e përbërë një bashkësi. Nevojat e një çifti pensionistësh nuk janë të njëjta si një çift i ri martesor, ose të një familje 3-4 anëtarëshe dhe një personi të vetëm”, deklaroi mes tjerash Mickoski./tv21.tv
