Nëpërmjet Forumit rajonal për përparimin e integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor, qeveria synon të përforcojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit për të luftuar korrupsionin. Forumi që u mbajt për herë të parë me pjesëmarrës nga disa vende, pritet të shndërrohet në vjetor kurse grupet e punës duhet diskutojnë për bashkëpunimin e organeve të hetimit, bashkëpunim në fushën e inteligjencës dhe rregullat e përbashkëta të ngrirjes së aseteve, avancimin e dixhitalizimit dhe inteligjencës artificiale për detektimin konfliktit të interesit, lidhjen mes tenderëve publik dhe fuqizimin e mediave dhe organizatave joqeveritare, shkruan Alsat.

“Ne e quajmë këtë event “Nga politika, te ndikimi” sepse koha e strategjive që mbledhin pluhur në rafte ka përfunduar. Qytetarët tanë janë të lodhur nga mungesa e veprimit. Ajo që ata kërkojnë dhe ajo që perspektiva jonë evropiane kërkon janë rezultate të matshme, vendime gjyqësore përfundimtare që rikthejnë drejtësinë, asete të vjedhura që kthehen në spitale, shkolla dhe rrugë dhe sisteme dixhitale që e bëjnë korrupsionin teknikisht të pamundur”, deklaroi Arben Fetai, Zv.kryeministër.

“Deri sa çdokush ka detyrim në këtë luftë, Kuvendi nuk mund të jetë spektator. Ai ka për detyrë të orientojë shtetin drejt vlerave të ndershmërisë. Prandaj, siç kam theksuar disa herë, parimet e mia në këtë mandat janë direkt të lidhura me misionin si ta rikthejmë Kuvendin pranë qytetarit dhe mbi standardin moral që ai e pret prej nesh”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

“Për të arritur proces domethënës në luftimin e korrupsionit ju nevojiten tre gjëra: e para duhet të ringjallni strategjitë nacionale dhe planet aksionare konkrete që do të mbështeten me burime financiare të mjaftueshme për t’u zbatuar. E dyta, ju duhet monitorim efektiv dhe sanksione të mëdha të zbatuara pa përjashtim dhe e treta, ju duhet angazhim I fuqishëm politik, paraprirje dhe vullnet”, deklaroi Ola Solstrom, Ambasador i Suedisë./ Alsat.mk

The post Lufta kundër korrupsionit, qytetarët kërkojnë veprime konkrete appeared first on Alsat.