Ferrari, prodhuesi italian i makinave luksoze me seli në Maranelo, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht shumicën e dorëzimeve të makinave në Lindjen e Mesme, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në rajon.
Kompania po ndjek me kujdes zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimet e mundshme në aktivitetet e saj, ndërsa situata e paqëndrueshme ushtarake ka vështirësuar logjistikën dhe trafikun e mallrave.
Ferrari shtoi se, megjithatë, në këtë fazë po menaxhon disa dorëzime të kufizuara përmes transportit ajror, shumica e shpërndarjeve janë ndaluar, derisa situata të përmirësohet.
Aksionet e kompanisë në bursë ranë me disa përqind, për shkak të shqetësimeve të tregut, lidhur me ndikimet e konfliktit.
Pasiguria dhe rreziku i transportit kanë detyruar jo vetëm Ferrari-n, por edhe marka të tjera të ndalojnë shpërndarjet drejt zonave të prekura, derisa të sigurohet një mjedis më i sigurt.
