– LSM nuk do t’i nënshtrohet askujt, ndërsa edhe punëtorët një ditë më parë treguan se nuk i frikësohen askujt, tha Sllobodan Trendafillov – LSM.
Këtë mesazh e dërgoi Sllobodan Trendafilov, kryetar LSM-së, pas protestës së organizuar për pagë minimale prej 600 eurosh. Siç pretendon ai, përkundër kërcënimeve dhe shantazheve ndaj punëtorëve, një numër i madh i tyre dolën në rrugë për shkak të pagave mizerabël. Trendafilovi thotë se edhe pas protestës presionet vazhdojnë, duke e theksuar veçanërisht Postën e Maqedonisë, punonjësit e së cilës disa ditë më parë protestuan për shkak të vonesës së pagave. Ai e akuzoi Konfederatën e Sindikatave të Lira, kryeministrin, por edhe zyrtarë të tjerë që janë përpjekur ta minojnë protestën.
“Si është e mundur që kjo Qeveri dhe përfaqësuesi i qeverisë, duan t’u japin punëtorëve 40 për qind rritje të pagave, por Sindikata nuk ka dashur, prandaj ata nuk i kanë dhënë, e punëtorët për këtë arsye nuk i kanë marrë E tani u kujtuan pas një viti, ndërkohë që ne po protestojmë, u kujtuan pas protestës së madhe që i frikësoi, të licitojnë me rritjen e pagave të punëtorëve, të përmendin shuma”, pohoi Sllobodan Trendafillov – LSM.
Por, për partinë në pushtet, protesta dhe kërkesat e LSM-së janë të motivuara politikisht. Trendafillovin, Peshevskin dhe Deanoskin i quajtën sindikalistë me bateri.
“Kërkojnë rritje prej 6.000 denarësh, marrin 10.000 për dy vjet dhe refuzojnë – kështu LSM vepron sipas udhëzimeve të LSDM-së. Protestat e LSM-së, të mbështetura nga LSDM dhe Levica, treguan se nuk mbështeten nga punëtorët, të cilët tashmë janë të vetëdijshëm se dikush nga maja e LSM-së i shfrytëzon qartë. Sindikalistët me bateri si Sllobodan Trendafillov, Ivan Peshevski dhe Tërpe Deanoski, të cilët marrin mbi 80.000 denarë pagë nga punëtorët dhe shtesa shtesë në vlerë mbi një milion denarë vetëm brenda një viti, të marra nga xhepi i punëtorëve, nuk e pranojnë marrëveshjen e re kolektive me të cilën paga minimale e nëpunësve administrativë do të rritet deri në 600 euro për vetëm dy vjet nga sot”, tha Valentin Manasievski – anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së.
LSM të mërkurën organizoi protestë me kërkesë për pagë minimale prej 600 eurosh. Nga VMRO-DPMNE, por edhe nga kryeministri Mickoski, kjo protestë u cilësua si e motivuar politikisht. Mickoski nga foltorja e Kuvendit të enjten porositi se minimalja do të rritet, por vetëm sipas rregullave ligjore. Njëkohësisht shtoi se Qeveria është e gatshme të mbështesë dhe të zbatojë çdo marrëveshje për paga më të larta që do të arrihet ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve.
