Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Superligës në volejboll, janë luajtur ndeshjet e para të fazës para-play off, në të dyja kategoritë. Ndeshje që do të përcaktojnë skuadrat e fundit gjysmëfinaliste (më 4 prill luhen takimet e kthimit).
FEMRA – Partizani fitoi 3-0 (25-16, 25-17, 25-22) ndaj Teutës në kryeqytet, në një ndeshje pa shumë histori dhe në përgjithësi të dominuar nga skuadra e kuqe. Teuta dha shenja jete vetëm në setin e tretë.
Disi më e bukur ndeshja e luajtur në Pogradec, ku skuadra vendase mundi 3-0 Dinamon (25-20, 25-19, 25-20). Kryeqytetaset u përpoqën të rivalizojnë e fitojnë një set, por gabuan në momentet kyçe të lojës.
MESHKUJ – Fitore me përmbysje e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-1 Vllazninë (18-25, 25-22, 25-10, 25-15). Shkodranët rezistuan vetëm një set, pasi më tej gjithçka foli për bardheblutë, që dominuan në fushë.
Fitore me përmbysje korri Studenti, që mundi 3-2 Teutën në kryeqytet (19-25, 25-20, 22-25, 25-20, 15-12). Një përballje e hapur deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore dhe gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit.
Femra, faza para-play off
Partizani – Teuta, 3-0
Pogradeci – Dinamo, 3-0
4 prill
Teuta – Partizani, 16:00
Dinamo – Pogradeci, 16:00
Meshkuj, faza para-play off
Tirana – Vllaznia, 3-1
Studenti – Teuta, 3-2
4 prill
Vllaznia – Tirana, 18:00
Teut – Studenti, 18:00
The post Luhen sfidat e para eliminatore të fazës play off: Partizani e Tirana prekin gjysmëfinalet appeared first on Telesport.
