Luis Enrique, trajneri i PSG, nuk pranoi të komentojë hapur mbi zërat që e lidhin Khvicha Kvaratskhelian, lojtarin e Napolit, me një kalim të mundshëm te klubi parizien.
Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së Kupës së Francës kundër FC Espaly, spanjolli iu përgjigj një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga gazetarët francezë: “E dimë që nuk flisni për lojtarët që nuk janë pjesë e ekipit tuaj, por mund t’ju pyesim nëse ju pëlqen profili i një lojtari si Kvaratskhelia?”
Luis Enrique u përgjigj me një buzëqeshje: “Jo, jo, më pëlqen të flas për lojtarët që nuk janë pjesë e ekipit tim, por nuk e bëj këtë. Mund të flas vetëm për lojtarët e PSG-së”.
Pavarësisht diskrecionit të tij, emri i Kvaratskhelia është përmendur vazhdimisht gjatë ditëve të fundit si objektiv kryesor i merkatos së dimrit për PSG-në. Sipas burimeve të TMW, PSG-ja ka bërë një ofertë prej 65 milionë eurosh, plus 15 milionë bonuse, për të siguruar shërbimet e yllit gjeorgjian.
Për lojtarin thuhet se është gati një kontratë deri në vitin 2029, me pagë vjetore prej 8-8.5 milionë eurosh, plus bonuse. Marrëveshja parimore midis palëve duket se ekziston dhe operacioni mund të finalizohet brenda kësaj mesjave.
Luis Enrique foli gjithashtu për mundësinë e pjesëmarrjes së Milan Skriniar dhe Randal Kolo Muani në ndeshjen kundër FC Espaly, duke theksuar: “Më pëlqen që lojtarët e mi t’i kenë këto informacione përpara jush. Do ta shihni nëse do të jenë të grumbulluar”.
Të dy lojtarët janë përfshirë në diskutime të merkatos. Në veçanti, Kolo Muani është një objektiv kryesor për Juventusin, me bardhezinjtë që duket se po punojnë për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez.
The post Luis Enrique, gojëkyçur për Kvaratskhelia: PSe të flas për lojtarët që nuk janë në ekipin tim?! appeared first on Telesport.

