Që Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë të momentit në botë, për këtë nuk ka më dyshime njeri. Por, që spanjolli të fitonte Champions League dy vite rresht me PSG-në, këtë gjë nuk është se e priste njeri. Ndoshta as ai vetë nuk e priste.

Nëse në vitin 2015, kur e fitoi për herë të parë si trajner te Barcelona, nuk është se u njoh shumë merita e tij, pasi në atë periudhë katalanasit kishin ekipin më të kompletuar në botë, tani ndryshon situata.

Pas largimit të emrave si Leo Messi, Neymar, e mbi të gjitha Kylian Mbappe, shumë vetë menduan që PSG kur nuke fitoi dot me ta trofeun e Champions League, do ta kishte shumë të vështirë. Por, Luis Enrique arriti të ndërtojë një ekip super të kompletuar dhe suksesi nuk vonoi.

Me trofeun e fituar mbrëmë, Enrique futet në panteonin e Ligës së Kampionëve, duke iu bashkuar listës së ngushtë me 5 trajnerë që e kanë fituar më shumë herë këtë trofe.

1. Carlo Ancelotti (2003, 2007, 2014, 2022, 2024)
​2. Bob Paisley (1977, 1978, 1981)
​3. Zinédine Zidane (2016, 2017, 2018)
​4. Pep Guardiola (2009, 2011, 2023)
​5. Luis Enrique (2015, 2025, 2026)

The post Luis Enrique hyn në panteonin e Ligës së Kampionëve. Ja pesë trajnerët që e kanë fituar më shumë herë kupën veshgjatë appeared first on Telesport.