Pavarësisht se PSG ka një ekip super të kompletuar dhe jo më kot fitoi Champions League për herë të dytë rresht, sërish Luis Enrique nuk është i kënaqur plotësisht me skuadrën që ka në dispozicion dhe ka kërkuar nga drejtuesit tre përforcime.

Bëhet fjalë për dy përforcime në sulm dhe një në mbrojtje: Yan Diomande, Maghnes Akliouche dhe Junior Kroupi. Me anësorin nga Bregu i Fildishtë dhe mbrojtësin e djathtë francez, PSG ka rënë dakord për kushtet personale dhe për një kontratë 5-vjeçare. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me dy klubet respektive, Leipzig dhe Monaco.

Objektivi i tretë është Eli Kroup Junior, sulmuesi i ri francez i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premier League me Bournemouth, ku shënoi 13 gola. Për francezin ka interes konkret edhe nga Barcelona. PSG është e gatshme të paguajë plot 250 milionë euro për këto transferime.

The post Luis Enrique nuk mjaftohet me super ekipin që ka, PSG bën gati 250 milionë euro për tre transferime appeared first on Telesport.