Milani mori një fitore të rendesishme ne Pisa, në kuadër të javës së 25-të në Serie A. Kuqezinjte arkëtuan pikët e plota falë triumfit 1-2, sfidë që doli mjaftë e veshtire. Ruben Loftus-Cheek shënoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Athekame për të kaluar Milanin në epërsi (39’).
Rabiopt shënoi por që VAR-i ia anuloi golin per prekje me dore te Fullkrug ne momentin e pasimit. Gjermani pastaj nuk shfrytëzoi rastin e artë për të realizuar nga penalltia golin personal (56’).
Pisa arriti të kthehet në lojë falë Felipe Loyola që u gjend në vendin e duhur për të shënuar në portën e zbrazur (71’). Sidoqoftë, heroi i Milanit ishte Luka Modric që pas një aksioni të shpejtë nuk gaboi përballë portierit vendas (85’).
Luka Modric (40 vjeç e 157 ditë) është lojtari i tretë më i vjetër që shënon gol në Serie A, pas Alessandro Costacurta (41 vjeç e 25 ditë) dhe Zlatan Ibrahimovic (41 vjeç e 166 ditë). Të tre kanë shënuar për Milanin.
Kroati pas ndeshjes u shpreh: “Nuk mund t’i lejonim vetes të gabonim sot. E dinim që këto pikë do të ishin vendimtare për luftën në krye të tabelës dhe i morëm. Në pjesën e dytë, u relaksuam pak dhe nuk po i kushtonim vëmendje detajeve. Kjo është arsyeja pse ata shënuan. Por në fund, sulmuam dhe shënuam golin e dytë. Jemi të lumtur me fitoren.
Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Çdo ndeshje është e vështirë, si sonte, dhe duhet të vazhdojmë të punojmë, të përmirësohemi dhe të përqendrohemi në ndeshjen tjetër.”
The post Luka Modric dhe ai gol që barazon dy legjenda në Serie A: “Nuk mund t’ia lejonim dot vetes…” appeared first on Telesport.
