Ac Milan me drejtorin e ri sportiv Igli Tare ka nisur fazen e re të ndërtimit, transmeton TV21. Me përgatitjet për sezonin e ri, Igli Tare në merkaton e verës synon goditjen e madhe. Siç shkruan gazetari i Fabrizio Romano një nga emrat që diskutohet në zyrat e AC Milan është legjenda kroate Luka Modriç.

Modriç, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë pas një epoke të lavdishme me mbi një dekadë suksese dhe trofe, ka marrë disa oferta nga klube në mbarë botën, përfshirë nga MLS dhe Arabia Saudite.  

Aktualisht, nuk ka një ofertë zyrtare nga Milan për Modriçin, por fakti që emri i tij është përmendur në tavolinat e afatit kalimtar të klubit tregon ambicien e Tares për të sjellë eksperiencë dhe cilësi të lartë në mesin e fushës.