Real Madrid e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë në “Santiago Bernabeu” ndaj Girona-s, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Golin për madrilenët e shënoi veterani Luka Modric në minutën e 41′, në fakt nuk ishte një gol i zakonshëm, por një gol spektakolar nga ana e mesfushorit kroat. SHIKO GOLIN

Edhe pse mosha kalon për të, klasi nuk i ka humbur dhe kroati e tregon më së miri këtë gjë duke shënuar këtë gol spektakolar. Real-it i duhet me patjetër fitorja sot, për të ruajtur kreun bashkë me Barcelonën.

The post Luka Modriiiiic, a je normal? Kroati shënon gol spektakolar ndaj Girona-s (video) appeared first on Telesport.