Sipas opinionistit Ilir Luma, opozita shqiptare, konkretisht Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, nuk kanë arritur të ndërtojnë një qasje të qartë dhe bindëse përballë Qeverisë aktuale. Luma tha se qëndrimet dhe reagimet e tyre kanë lënë hapësirë për interpretime se po bëjnë kalkulime politike, në vend se të godasin drejtpërdrejt temat që prekin interesin shqiptar.

“BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët brenda një kohe prej kur funksionon Qeveria aktuale nuk kanë qenë në nivelin e duhur të qëndrimeve bindëse karshi asaj se ku duhet të godasin në mënyrë të mirëfilltë. A bëjnë kalkulime, ndonjë llogari ndoshta do të rikujtohet kryeministri…Ose, thoni ndoshta mos ta “prishin” miqësinë me Mickoskin? Jo, ndoshta ajo nuk është ashtu por ashtu kuptohet konform sjelljeve të  tyre jo adekuate dhe jo bindëse të godasin atje ku është interesi kombëtar, shqiptar veçanërisht”, tha ndër të tjera opinionisti Ilir Luma, në intervistën e lajmeve në Alsat.

The post Luma: BDI dhe ASH nuk ishin ne nivelin e duhur appeared first on Alsat.