Opinionisti Ilir Luma vlerëson se transformimi i VLEN-it në një parti politike mund të funksionojë, por paralajmëron se dualizmi në udhëheqje mbetet sfida kryesore për kohezionin e brendshëm. Në intervistën e lajmeve qëndrore në Alsat, Luma tha se edhe pse drejtuesit e VLEN-it shprehen optimistë për modelin me dy kryetarë dhe dy nënkryetarë, ekziston rreziku që mospajtimet eventuale rreth çështjeve strategjike të prodhojnë përçarje.

“Duhet të kihet parasysh se vetëm një mosarrveshje shumë e vogël lidhur me ndonjë çështje jetike, ndoshta për vet funksionimin e partisë, pjesmarrjes së tyrë në pushtet apo të veprimit të mëtutjeshëm qofshin ato në zgjedhjet e ardhshmë, qofshin ato në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo lokale, me siguri do të ketë mendime të ndryshme. A do të arrijnë ta tejkalojnë këtë dualizëm, tani më kemi një dualizëm, një dihotomi në udhëheqje. Ne, kushedi sa të jemi të përpiktë, ti kemi mendimet e përbashkëta, ka momente ku në strukturat shumë të afërta, me të gjitha format etike, morale e kështu me radhë ka përplasje mendimeshe dhe gjithsesi rënie të asaj force kohezive”, vlerëson Ilir Luma, opinionist.

The post Luma: Mendimet ndryshe, test për partinë VLEN appeared first on Alsat.