Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të mërkurën në Paris do të presë në takim Presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, njoftoi Presidenca franceze të martën, përcjell TV21.

Gjatë takimit, Macron do të riafirmojë mbështetjen e Francës për ndërtimin e një “Sirie të lirë, të qëndrueshme dhe sovrane që respekton të gjitha komponentët e shoqërisë siriane”, thuhet në deklaratë.

Ahmed al-Sharaa kishte marrë një ftesë nga Macron gjatë muajit shkurt, për të vizituar Francën “në javët në vijim.”