Ernest Muçi ka qenë protagonist në javën e 18-të të kampionatit turk.
Ylli i Kombëtares ka shënuar golin e barazimit për Besiktas-in e tij në fundin e pjesës së parë të ndeshjes kundër Rizespor.
GOLI I MUCIT KUNDER RIZESPOR – VIDEO
Ka qenë një gol shumë i bukur nga 23-vjeçari, që ka ardhur pas një aksioni individual.
Një gol që ka shpëtuar Besiktas-in nga humbja pasi vendasit kishin kaluar në avantazh në minutën e 38-të me një autogol të Fernandes.
Ndeshja ka përfunduar 1-1.
The post Magjia e Muçit shpëton Besiktas-in nga humbja (Video) appeared first on Telesport.

