Arben Taravari nga Ash – VLEN në Click Plus tha se nuk mund të thuhet se Qeveria aktuale, VMRO-VLEN-ZNAM nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, pasi siç tha, janë bërë lëvizje.

Sipas tij, makineria propaganduese e BDI-së ka ndikuar te popullata për ta krijuar bindjen se shqiptarët janë katastrofë, por kjo sipas Taravarit, s’ka të bëjë me realitetin.

“Mendoj se propaganda, apo makineria propaganduese e BDI-së të cilën e ka shfrytëzuar, sidomos për çështje teknike, për ta sensibilizuar popullatën, ka ndikuar bindshëm për ta krijuar bindjen se jemi katastrofë, se jemi shumë më keq se në vitet e 90-ta dhe se në 2001, që nuk ka të bëjë me realitetin. Por, është evidente se asnjëherë nuk ka ndodhur në demokracinë e Maqedonisë që 3-4 parti shqiptare të bëhen bashkë”, tha Taravari në ClickPlus./TV21