Michael Kayode është një nga risitë e Roberto Mancinit për 4 ndeshjet e Italisë në Ligën e Kombeve.
Duke folur për faqen zyrtare të FIGC-së, mbrojtësi i Brentford zbuloi se atë e kishte kërkuar edhe Nigeria, vendi i tij i origjinës, por ai zgjodhi, Italinë, vendin ku ka lindur dhe është rritur.
“Nigeria më kontaktoi, por për këdo, të luash për Italinë është nder. Para ndeshjes kundër Chelsea-t nuk e dija për ftesën; e mora vesh përmes telefonit dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm.
Këtu në skuadrën e Italisë ka shumë lojtarë të rinj dhe kjo është mirë për ekipin. Dua të jap maksimumin për grupin. Mancini foli me mua dhe më shpjegoi punën taktike që kërkon; gjithmonë ka diçka për të mësuar.
Idhulli im? Gjithmonë e kam parë Maldinin si shembull, ndërsa këtu është Di Lorenzo, i cili më ndihmon shumë dhe është një burim frymëzimi”, tha Kayode.
The post “Maldini më frymëzon. I thashë ‘jo’ dikujt tjetër për Italinë. Për mua është nder” appeared first on Telesport.
