Gjermani Thomas Tuchel nuk arriti ta thyejë këtë tabu, duke u ndalur në gjysmëfinale me Anglinë përballë Argjentinës. Me eliminimin e Anglisë në gjysmëfinale, konfirmohet rregulli që thotë se kampione të botës janë bërë vetëm kombëtare që drejtohen nga trajner i të njëjtit vend.
Arritja më e madhe e regjistruar ndonjëherë nga një trajner i huaj ka qenë shkuarja deri në finale dhe janë vetëm dy raste: i pari ishte George Raynor, anglez, në drejtimin e Suedisë. Në vitin 1958, ai u dorëzua përballë Brazilit të Pelés.
Austriaku Ernst Happel drejtoi Holandën në Botërorin e vitit 1978, me portokallinjtë që u ndalën në aktin final nga Argjentina (3-1). Edicioni i vitit 2026 do ta konfirmojë këtë rregull me trajnerë vendas; Luis de la Fuente për Spanjën dhe Lionel Scaloni për Argjentinën.
The post Mallkimi i trajnerit të huaj, asnjëherë kampion bote. Vetëm dy finalistë, i fundit në vitin 1978 appeared first on Telesport.
