Bruno Fernandes, kapiteni dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester United, është vënë në shënjestër të një oferte të rëndësishme nga Al-Hilal, një nga klubet më të forta në Arabinë Saudite. Ekipi saudit është i gatshëm të paguajë mbi 120 milionë euro për të siguruar mesfushorin portugez.
Presidenti i Al-Hilal, Fahad bin Nafel, është takuar së fundmi me Miguel Pinho, agjentin e Bruno Fernandes, ku kanë diskutuar për të gjitha detajet. Klubi arab dëshiron ta finalizojë këtë nënshkrim shpejt dhe i ka dhënë lojtarit portugez një afat prej 72 orësh për t’u përgjigjur. Deri më tani, Bruno nuk ka ende marrë një vendim përfundimtar.
Në anën tjetër, Ruben Amorim e konsideron si element tejet të rëndësishëm Bruno Fernandes dhe nuk dëshiron që ai të largohet. Por, drejtuesit e United janë të tunduar nga oferta 120 milionë euro dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e marrëveshjes me Al-Hilal. Javën që vjen, do vendoset përfundimisht fati i Bruno Fernandes.
The post Man. United ndryshon komplet, largohet lojtari më i mirë i këtij sezoni për 120 mln euro? appeared first on Telesport.
