Man. United nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertën në “Elland Road” ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, ku Bryan Mbeumo e kishte të lhetë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit perfekt të Youri Tielemans. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Man. United.

Vendasit barazuan shifrat në fillim të pjesës së dytë, ku shënoi i zakonshmi Dominic Calvert-Leëin, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1. Me këtë rezultat, afrohet gjithmonë e më shumë shkarkimi i Michael Carrick, pasi Man. United renditet në vendin e 13-të.

SHIKOGOLAT

Brighton ka marrë fitoren e katërt rresht këtë sezon, duke mposhtur në shtëpi 5-0 ndaj Crystal Palace. Ekipi i drejtuar nga gjermani Fabian Hurzeler mund të konsiderohet si surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani, duke u renditur në vend të dytë me 16 pikë.

Në sfidën e fundit, Bournemouth fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Sunderland.

The post Man. United ngec sërish, Carrick gjithnjë e më pranë largimit. Brighton, surpriza e bukur e këtij sezoni (video) appeared first on Telesport.