Manchester United tashmë ka nisur nga puna për të formatuar ekipin dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme me qëllim të lënë pas njëhëerë e mirë këtë sezon të dështuar, një nga më të dobëtit në historinë e “Djajve”.

“Mirror” raporton se Man. United po punon për një nefasi të madhe, një nga synimet kryesore të “Djajve” në merkato është të transferojnë James McAtee, 22-vjeçarin e pakënaqur te Man. City.

Pavarësisht se konsiderohet si një lojtar me perspektivë dhe të ardhme të ndritur, McAtee nuk ka pasur hapësirën që priste nën drejtimin e Pep Guardiolës. Konkurrenca e ashpër në mesfushën e “Qytetarëve” e ka lënë lojtarin në plan të dytë, një situatë që duket se e ka bindur atë të ndryshojë ambient këtë verë. Në këtë kontekst, United synon të përfitojë nga situata e tij për ta tunduar lojtarin me një ofertë që i garanton atij minutazh dhe një rol të spikatur në skemën e Ruben Amorim.

Man. United duhet të nxitojë për të finalizuar marrëveshjen, pasi për mesfushorin anglez interesohen dhe skuadra të tjera si Nottingham Forest dhe Bayer Leverkusen.

The post Man. United po përgatit befasinë e madhe, “Djajtë” duan yllin e pakënaqur të Man. City-t appeared first on Telesport.