Manchester United jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Eduardo Camavinga, por po punon për një propozim zyrtar në drejtim të Real Madridit dhe vetë lojtarit.

Radio Cadena SER zbulon se klubi anglez po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin francez. Sezonin e kaluar, Camavinga ishte një nga lojtarët më të kritikuar dhe forma e tij la shumë për të dëshiruar.

Në këtë situatë, te Real Madrid nuk janë kundër largimit të tij, por po presin vetëm ofertën e duhur. Në anën tjetër, Michael Carrick e pëlqen shumë francezin dhe po insiston vazhdimisht te drejtuesit për të bërë të mundur transferimin e tij.

Ditët e fundit të merkatos do të jenë shumë të “nxehta” dhe intensive në akson Manchester-Madrid.

The post Man. United po punon për një marrëveshje të jashtëzakonshme me Real Madridin, në fundin e merkatos appeared first on Telesport.