Legjionarët kuqezi vazhdojnë të spikasin me klubet e tyre jashtë vendit. Në fundjavën që lamë pas, Rey Manaj u rikthye te goli në Turqi me skuadrën e Sivassporit.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 26-të në ndeshjen Gaziantep – Sivasspor. Ky ishte goli i tij i shtatë në kampionat gjatë këtij sezoni.

Arbër Hoxha vijon me formën e mirë, teksa këtë herë dha një asist në fitoren 3-1 të Dinamo Zagrebit ndaj Goricës. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë dhe asistoi në fundin e takimit për golin e tretë të shënuar nga Kulenovic.

Nga lojtarët e Kombëtares, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ylber Ramadani, Jasir Asani, Keidi Bare, Ernest Muçi dhe Arbnor Muja.

The post Manaj gol, Hoxha asist, kombëtarja në formë! Sylvinho merr lajme të mira nga djemtë kuqezi appeared first on Telesport.