Dy përforcimet e para të merkatos së janarit për Manchester City mund të jetë Martin Zubimenti dhe Ola Aina. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Sun”.

Sipas saj, “citizens” kërkojnë blerje të “goditura”, pa shpenzuar shumë e të përforcojnë skuadrën në pikat e dobta pas dëmtimeve të shumta të pësuara deri më tani.

Zubimenti luan me Real Societad në Spanjë dhe për të janë interesuar edhe Arsenal e Liverpool në Premier League. Ndaj, për Guardiola nuk do të jetë e lehtë të bindin lojtarin e klubin.

Për sa i përket Ola Aina, mbrojtësi i krahut ka shkëlqyer për Nottingham Forest këtë sezon. Ai mendohet të jetë zëvendësuesi i Kyle Walker, që tashmë është në fundin e karrierës.

The post Manchester City bëhet gati për përforcimet e janarit, ja dy lojtarët e parë që vijnë appeared first on Telesport.