Manchester City nuk po ndalet në merkaton e janarit dhe ndër objektivat e zbuluara sot është mbrojtësi i Juventus, Andrea Cambiaso.

Sipas “Sky Sport” është trajneri Pep Guardiola ai që kërkon të sjellë në “Etihad” mbrojtësin 24-vjeçar italian. Për të arritur këtë transferim, City është gati të ofrojë 60 milionë euro.

Një shumë e kënaqshme për bardhezinjtë, që për momentin synojnë të kërkojnë disa miliona më shumë. Cambiaso është në sezonin e tij të dytë me Juventus, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2029.

Në 64 ndeshje me fanellën bardhezi, mbrojësi i krahut ka realizuar 5 gola, një përforcim që për trajnerin Guardiola është i përkryer. Palët pritet të diskutojnë ditët në vijim për të mbyllur marrëveshjen që në janar.

The post Manchester City nuk ndalet në merkato, ofron 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventus appeared first on Telesport.