Skuadra e Manchester United po përjeton krizën më të madhe të vetën, çka e tregon edhe vendi i parafundit në Premier League, me vetëm një fitore në kampionat. “Djajtë e Kuq”, tashmë me trajner Pochettino, i cili debutoi me humbjen e thellë 4-0 në “Anfield”, nuk fitojnë prej 9 ndeshjesh radhazi, çka i ndodh për herë të parë në epokën e Premier League (hera e fundit ndodhi në sezonin 1989/90).

Në epokën e Premier League, seria e tyre më e gjatë pa fitore kishte qenë prej 8 ndeshjesh, nga 1 prilli deri më 16 maj 2025. Gjatë kësaj periudhe, Manchester United regjistroi 2 barazime dhe 6 humbje. Seria negative u ndërpre me fitoren 2-0 ndaj Aston Villa, në javën e 38-të.

Ndërsa seria e mëparshme më e gjatë pa fitore daton nga 25 nëntori 1989 deri më 3 shkurt 1990. Në 11 ndeshje, Manchester United regjistroi 5 barazime dhe 6 humbje.

 

The post Manchester United si kurrë më parë, kjo nuk i ndodhte prej sezonit 1989-1990 appeared first on Telesport.