Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Carlos Baleba nga Brighton për shifrën e 70 milionë paundëve. Falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme në dy sezonet e fundit me fanellën e Brighton, Baleba ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, por United ka vepruar më shpejt se të tjerët.
Sezonin e kaluar, Baleba ishte një nga më të mirët për Brighton, duke ndihmuar ekipin të kualifikohet në Conference League. Mesfushori kamerunas ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2031, me mundësi zgjatjeje për një vit tjetër.
“Mezi pres të punoj me Michael Carrick; përvoja dhe njohuritë e tij për lojën e bëjnë atë trajnerin perfekt për të më ndihmuar të arrij nivelin më të lartë.
Ambicia e të gjithëve në klub është jashtëzakonisht e qartë, e ardhmja është jashtëzakonisht emocionuese”, ishin fjalët e para të Baleba.
The post Manchester United zyrtarizon transferimin e bujshëm. 70 milionë paundë për mesfushorin 22-vjeçar appeared first on Telesport.
