Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, analizoi humbjen në debutimin e “Nations League”: “𝐍ë pjesën e parë Belgjika luajti më mirë se ne, ndërsa në të dytën pati vështirësi. Mund të kishim barazuar, më pas pësuam gol për një gabim tonin.

Paraqitje nën nivel? Në pjesën e parë po, në të dytën jo. Skuadra bëri shumë mirë deri te kundërsulmi që solli 2-0. Belgjika është një skuadër shumë e mirë dhe luajti mirë. Kur humbet, nuk mund të jemi të kënaqur; vërshëllimat janë normale”.

“Në fillim pati sigurisht disa mendime nga e kaluara dhe fakti që po luanim ndaj një skuadre të fortë. Nuk arritëm të qëndronim të ngjeshur dhe u dhamë hapësira. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe fituam edhe disa topa të dytë. Te goli i dytë bëmë një gabim, duke lënë shumë hapësirë.

Duhet të analizojmë gabimet e pjesës së parë dhe të nisim nga gjërat pozitive të së dytës. Duhet të humbasim më pak topa, të kemi më shumë posedim dhe të mos i sforcojmë aksionet kur nuk ka hapësira.

Vërshëllimat? Janë pjesë e lojës. Tifozët janë të zhgënjyer dhe të zemëruar kur humbet. Romano bëri një paraqitje të mirë për ndeshjen e tij të parë”.

The post Mancini starton me humbje 2-0: Në pjesën e dytë e vumë Belgjikën në vështirësi. Vërshëllimat? Kur humbet, janë normale appeared first on Telesport.