Me rastin e 8 Shtatorit, statuja e njohur “Maneken Pis“ në qendër të Brukselit u vesh me veshje tradicionale popullore maqedonase.

Në ceremoninë në Bashkinë e Brukselit folën shefi i Misionit të Përhershëm të vendit pranë BE-së, ambasadori Zulfi Ismaili, si dhe një përfaqësues i autoriteteve lokale.

Pas prezantimit, veshja tradicionale iu dorëzua zyrtarisht kryetarit të Brukselit, Filip Klause. Pas kortezhit ceremonial nga Bashkia e Brukselit drejt sheshit Grand Place dhe statujës “Maneken Pis“, statuja u vesh me veshjen kombëtare maqedonase.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të jetës kulturore dhe shoqërore të Brukselit, diaspora maqedonase dhe trupi diplomatik në Belgjikë, mes tyre edhe ambasadori në NATO, Orhan Murtëzani.