Maqedonia e Veriut është kthyer e pamposhtur nga përballja si mysafire në Gent kundër Belgjikës, ku arriti të marrë një barazim 0:0 ndaj favoritit kryesor të grupit. Ndonëse belgët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, me plot 25 goditje drejt portës — pesë prej të cilave në kuadrat — heroi i mbrëmjes ishte portieri Stole Dimitrievski, i cili me disa pritje spektakulare mbajti portën të paprekur.
Duhet pranuar se përveç paraqitjes së shkëlqyer të Dimitrievskit, edhe fati ishte në anën tonë, pasi Belgjika humbi disa raste të pastra për gol. Statistikat flasin vetë: 78% posedim topi për Belgjikën kundrejt vetëm 22% për Maqedoninë, një tregues i qartë i qasjes taktike të përzgjedhësit Blagoja Milevski, i cili që nga fillimi synoi një barazim pa gola, me tentativa sporadike për ndonjë befasi nga kundërsulmet. Plani i parë funksionoi, i dyti jo, por pika e marrë është jashtëzakonisht e vlefshme.
Maqedonia mbetet lider i grupit dhe tani e pret ndeshja vendimtare të hënën në Shkup kundër Kazakistanit. Me shpresë për tribuna të mbushura dhe tre pikë të plota, vëmendja më pas do të përqendrohet në sfidën e nëntorit kundër Uellsit në transfertë, ku ndoshta do të vendoset fati për kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kupën e Botës. Por, një hap njëherë – të fitojmë me Kazakistanin, dhe të shohim si do të përfundojë dueli mes Uellsit dhe Belgjikës po të hënën.